“Kali nuk i do shqiptarët, kanë mëkate”, çudit profesori i hipizmit – Stop
Aktualitet, Të Gjitha

“Kali nuk i do shqiptarët, kanë mëkate”, çudit profesori i hipizmit

Qyteti i Korçës ka qenë këtë të shtunë mikpritës i garave të hipizmit. Në një intervistë të dhënë për Euronews Albania, Qamil Gjonbiba, President nderi i Federatës Shqiptare të Sporteve me Kuaj, tha se qëllimi i aktivitetit është që të aktivizohen të rinjtë drejt sportit të hipizmit.

Gjithashtu ai iu përgjigj me ironi pyetjes se a e duan kalin qytetarët shqiptarë. Profesori tha se të gjithë e duan kalin si kafshë, por vetë kali do shumë pak shqiptarë, pasi shumica janë të pleksur me mëkat dhe gjynahe.

“Kryesorja e kësaj gare është aktivizimi i të rinjve dhe të rejave. Për sa i përket asaj pyetjes, a e duan kalin shqiptarët? Gjithë shqiptarët e duan kalin, por kali shumë pak shqiptar do. Të jesh i bindur për këtë. E do kalin ti, por kur i afrohesh ai nuk do që t’i hipësh. Kali nuk na do se jemi të pleksur me shumë gjynahe dhe mëkate”, tha profesori.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *