Kalbezimi i institucioneve, te korruptuarit ngrihen ne detyre! 27 nëntor 2018

Në 3 maj 2016 emisioni “Stop” transmetoi një kamera të fshehtë, që tregonte, sesi hetimi tatimor të korrigjonte bilancet me para në dorë. Qytetari në atë kohë e zgjidhi hallin me shefin Ledjon Kolgjoka, i cili u pezullua nga detyra. Por sot, zoti Kolgjoka është sërish me post, pavarësisht se u kap me zë e figurë, në një akt korrupsioni. Stafi i emisionit iu drejtua sot me shkresa të vecanta zyrtare Ministrisë së Mbrojtjes, AISM dhe DSIK, për disa nga cështjet e ngritura në emisionet e ditëve të fundit. Po kështu redaksia kërkoi një qëndrim zyrtar nga KLD, për rastin e hetimit të Guximtar Bocit, i cili u regjistrua duke kërkuar favore seksuale nga një grua, për të ndikuar në procesin e saj.

Të Fundit