Kadastra i bën “dhuratë” shtëpinë e qytetares komshiut të saj, Stop vendos drejtësi!

Në 30 dhjetor të vitit të shkuar transmetuam ankesën e zonjës Majlinda Kola, e cila në vitin 2018, bleu një apartament 2+ 1, me sipërfaqje 107 m2 nga Albana Mylyshi. Kontrata e shitblerjes u bë nga noterja Vitore Biba. Po në atë vit Majlinda u pajis me certifikatë pronësie dhe prona ka qenë e pabllokuar. Por kur Majlinda donte ta shiste apartamentin, ai rezultoi i bllokuar, pasi ishte ngatërruar nga kadastra me hyrjen e komshiut.Për këtë rast iu drejtuam Kadastrës së Rrëshenit, ku Klajdi Doda, tha, se ishte bërë një gabim në hedhjen e të dhënave dhe zonjës i del prona e bllokuar. Ky problem u përcoll në Lezhë.Kryeregjistruesi i Kadastrës në Lezhë, Gentian Malotaj, premtoi ngritjen e një grupi pune për zgjidhjen e këtij problemi.Ndonëse u premtua zgjidhje, kjo nuk ndodhi.Ne interesohemi sërish te Urbanistika dhe drejtoresha na thotë, që nuk është në dijeni të problemit, por do ta verifikojë e zgjidhë atë. Qytetarja Albana Mylyshi me ndihmën e gazetares së “Stop” bën ankesën tek Urbanistika dhe ASHK nga fillimi.

Të Fundit