Kadare Pranë Lexuesve Në Panair: Nuk Kisha Frikë Kur Shkruaja, Sepse Kur Shkruaja Më Ikte Frika

Shkrimtari i Madh shqiptar Ismail Kadare shkoi pranë lexuesve në Panairin e 26 të librit në Tiranë. Në një komunikim për median, Kadare foli për veprën e tij, për frikën, për bregdet e tij dhe për Kosovën e emigrantët.

Qindra lexues të Ismail Kadaresë e pritën me padurim shkrimtarin e madh këtë të shtunë në panairin e Librit.

Gjeniu i letrave shqipe sot 87 vjeç u paraqit para lexuesve dashamirës të tij, ndërsa nënshkroi librat e tij.

Botuesi tha se ka përmbledhur veprën e plotë të tij në përvjetor të 70 të shkrimeve të Ismail Kadaresë.

Kur u pyet se çfarë ndjen për një prej librave të tij më të famshëm “Pallati i ëndrrave” Ismail Kadare u përgjigj kështu.

Por a ka pasur brenga Ismail Kadare në jetën e tij.

Shkrimet ia kanë hequr frikën në çdo kohë, e çdo regjim, pasi sipas gjeniut të letrave shqipe kush shkruan nuk ka frikë.

Si në të gjitha rastet Kadare nuk harroi as këtë vit të fliste për Kosovën.

Kadare u pyet edhe për emigrantët dhe marrëveshjen e fundit Shqipëri-Itali.

Muajin e kaluar Presidenti francez Emmanuel Macron ka nderuar shkrimtarin e mirënjohur Ismail Kadare me titullin “Urdhri i Lartë i Legjionit të Nderit”, gjatë vizitës së tij të parë zyrtare në Tiranë.

 

Të Fundit