“Ka tentuar të vetëvarë veten”, vëllezërit me nanizëm pa mundësi ekonomike, apelojnë për punë

David dhe Rigers Avxhi, 25 dhe 27 vjec, nga Pogradeci janë të dy të lindur me nanizëm dhe për këtë arsye të papunë e të bullizuar. Ata kanë mbaruar studimet në Hoteleri Turizëm, për mekanik dhe recepsion. Rigersi dhe Davidi trajtohen me kemp nga 70 mijë lekë të vjetra secili dhe kmcap i ka cilësuar si të aftë për punë. Ata kërkojnë një punë normale, për aq sa i lejon shëndeti.Në shtëpinë e tyre janë dhe dy prindërit dhe të ardhurat e familjes janë 370 mijë lekë të vjetra në muaj. Për t’ia dalë është shumë e vështirë. Davidi thotë, se ka dëshirë të krijojë edhe familje, por duhet të ketë punë e të ardhura, që ta realizojë këtë. Gazetarja e “Stop” flet me kryetarin e Bashkise Pogradec, Ilir Xhakolli, i cili premton zgjidhje për dy vëllezërit me nanizëm.

Të Fundit