Ilir Prifti, një emigrant shqiptar, që jeton në Shtetet e Bashkuara që prej vitit 1991, tregon, se po përpiqet të rimarrë nënshtetësinë shqiptare pas më shumë se tre dekadash. Më 22 tetor 2025, pasi mblodhi të gjithë dokumentacionin e nevojshëm origjinal, ai aplikoi pranë Konsullatës Shqiptare në New York, ku si person përgjegjës përmendet Valentina Loka.Megjithatë, për muaj të tërë ai nuk mori asnjë përgjigje nga përfaqësia diplomatike. Pas kontaktimit me email nga ana e stafit të emisionit, si me Konsullatën Shqiptare në New York, ashtu edhe me Drejtorinë Konsullore në Ministrinë e Jashtme, situata mori zgjidhje. Ilir Prifti u kontaktua nga konsullata dhe iu caktua menjëherë një datë për intervistë. Në një mesazh falënderimi, ai konfirmoi, se ishte njoftuar me telefon dhe se intervista do të zhvillohej të nesërmen, duke shprehur mirënjohje për ndërhyrjen, që i zhbllokoi procesin.



