Ka bërë dy shkolla në të njëjtën kohë, kryetari i bordit: Pse pyesni vetëm për pasaktësitë? – Stop
KLIPET

Ka bërë dy shkolla në të njëjtën kohë, kryetari i bordit: Pse pyesni vetëm për pasaktësitë?

Më 26 mars 2019, emisioni “Stop”, transmeton rastin e procedurës së emërimit të audituesit të Universitetit të Mjeksisë, Majlind Shkira, pasi ai ishte shkarkuar nga hipoteka e Pogradecit për shkelje ligjore.Në përgjigjen e asaj kohe u pranua megjithatë, se Shkira nuk plotësonte kriteret ligjore, ndaj u emërua për 3 muaj, kohë pas të cilës, do të ribëhej procedura e konkurimit. Mirëpo, historia përsëritet, sepse Majlind Shkira u riemërua si auditues në prill të 2021 nga i njëjti bord, i cili shkel ligjin në mënyrë të përsëritur, pasi ky organ kolegjial, nuk e ka për kompetencë të emërojë apo punësojë individë. Për këtë rast pyesim Kryetarin e Bordit të Administrimit në Universitetin e Mjeksisë, Florian Toti dhe ky i fundit justifikohet, duke thënë, se Majlind Shkira kishte pikët më të larta nga konkurentët e tjerë.Përpos komunikimit verbal me Kryetarin e Bordit të Administrimit, Florian Toti, emisioni investigativ Stop i është drejtuar zyrtarisht me shkresë edhe MAS, për dy shkollimet dhe dy punësimet e z.Majlid Shkira, që nuk përputhen.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *