Eflatun Tançica dhe dy motrat e tij janë emigrantë prej 25 vitesh në Itali.Si rrjedhojë e trashëgimisë nga mamaja, ai dhe motrat e tij, ishin pronarë të një prone afër Pallatit me Shigjeta.Në vitin 2019 ata i lanë një prokurë të përgjithshme djalit të tezes Artan Katroshi, që të lidhte kontrata me ndërtuesin në emër të tyre, pasi mbi këtë truall do të ndërtohej.Sipas ekspertit dhe këshilltarit Fatmir Laçej, në asnjë rresht të prokurës, nuk flitej për tjetërsimin e pronës së Eflatunit dhe motrave të tij. Sipas tij, nuk duhet të lidhej kontratë dhurimi sic bëri noterja Margalina Dauti në vitin 2020, duke ia kaluar pronën e kushërinjve, djalit të tezes, për të lidhur kontrata në emër të tyre me ndërtuesin dhe duke ia kaluar pronën vetes.Eflatuni takon edhe kushëririn e tij Artan Katroshi, dhe ky i fundit i thotë në fund, se do shpenzojë deri në pikën e fundit, që Eflatuni të mos e marrë kurrën pronën e vet.Më pas denoncuesi shkon te noterja Margalina Dauti, ku është bërë kontrata e dhurimit, dhe zonja Dauti shtiret, sikur nuk e mban mend rastin në fjalë. Por ajo shprehet, se Eflatuni mund ta godasë këtë kontratë, sepse ajo është bërë gabim.
- +355 67 220 8888
- [email protected]