“Ju flet një i vaksinuar”, Rama: Vaksinohuni, mos besoni teoritë konspirative – Stop
Lajme, Të Gjitha

“Ju flet një i vaksinuar”, Rama: Vaksinohuni, mos besoni teoritë konspirative

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu këtë të hënë ka inspektuar qendrën shëndetësore në qytetin e Dimalit.

Gjatë vizitës ministria e Shëndetësisë Ogerta Manastirlii ka thënë se ka nisur java e vaksimimit për qytetarët +18 vje, teksa i ka ftuar qytetarët të vaksinohen.

Sakaq, nga ky qytet, kryeministri Edi Rama, tha se përtej faktit që Shqipëria ka ecur mirë sa i takon procesit të vaksinimit, varianti Delta është shumë i rrezikshëm prandaj, vaksinohuni.

“Ajo që vlen për t’u nënvizuar si mesazh sot është përtej faktit që Shqipëria ka ecur jashtëzakonisht mirë, dhe është botërisht e klasifikuar në vendet e para sa i përket efikasitetit të këtij procesi. Varianti i ri është variant agresiv, përhapet shpejt. Është i rrezikshëm kur kap ata të cilët janë të pavaksinuar. Vaksinimi se bën 100% ë paprekshëm nga virusi, por e bën të dobët përballë individit. Në ato raste kur preket një i vaksinuar, shanset për të shkuar në spital janë zero dhe simptomat janë të administrueshëm, pa dhimbje dhe vuajtje. Prandaj për t’u mbrojtur nga varianti i ri, të vaksinohemi, të vaksinohemi. Këto po ju flet një i vaksinuar, ja ku jam, s’kam asnjë problem. Kjo vlen për ata që vijojnë të jenë spektikë. Është me rëndësi që ne të bëjmë gjithçka që kemi në dorë, dhe ata ta kapërcejnë hendekun e konspiracionit.”, tha Rama.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *