GJIROKASTËR
Kryeministri Edi Rama ka zbuluar këtë të diel një tjetër marrëveshje të firmosur me qeverinë turke të Recep Tayip Erdogan.
Përveç Spitalit të Fierit, i cili ka nisur tashmë punën me financimin turk, Rama tha se ka nënshkruar marrëveshje me qeverinë turke edhe për një investim të konsiderueshëm në Gjirokastër
“Me qeverinë turke kemi bërë një marrëveshje për të bërë një investim të konsiderueshëm në një tjetër zonë të Gjirokastrës, me një tjetër grup të konsiderueshëm shtëpisë, për të mos lënë që vlerat arkitektonike të mos degradojnë”, tha Rama