Jo vetëm Berisha, Yuri Kim reagon sërish pas deklaratës: Janë katër persona “non grata”

Ambasadorja amerikane Yuri Kim në një postim të dytë në Twitter kujton se SHBA ka shpallur katër persona “non grata” në Shqipëri.

Reagimi i dytë i ambasadores vjen pas deklaratës së mëhershme, ku iu drejtua përmes një mesazhi kandidatëve të 6 marsit, të cilët i pyet se çfarë i ofrojnë votuesve nëse sponsori i tyre kryesor, Sali Berisha, është shpallur “non grata” nga SHBA.

Kujtesë: Shtetet e Bashkuara kanë përcaktuar publikisht katër persona në Shqipëri sipas Nenit 7031(c)”, shkruan Yuri Kim.

Ndërkaq në mesazhin e parë të ambasadores thuhet:

Kush do t’ju zotërojë nëse fitoni dhe çfarë do t’i detyroheni atyre? Çfarë duhet të presin shqiptarët? Çfarë duhet të presin SHBA?”, shkruan ambasadorja në Twitter.

Të Fundit