Lulzim Basha ka zhvilluar një vizitë në një punishte hekuri në zonën e Farkës në Tiranë, ku ka diskutuar me sipërmarrësit rreth problematikave që përballen bizneset sot dhe zgjidhjeve që ofron programi i Koalicionit Euroatlantik. Gjatë takimit, sipërmarrësi ka shprehur shqetësimet e tij për mungesën e fuqisë punëtore dhe burokracitë e tepërta të qeverisë, të cilat e vështirësojnë funksionimin e bizneseve.
Basha tha se politikat e qeverisë në 12 vite nuk janë bërë për të mbështetur ekonominë, por vetëm shërbejnë për të mbushur xhepat e zyrtarëve të korruptuar tek 7×7=313. Ai tha se programi i Koalicionit Euroatlantik do të ofrojë një sistem më të drejtë dhe mbështetje për bizneset e vogla, me taksën e sheshtë 9% dhe bizneset e vogla jo më shumë se 1% e xhiros vjetore. Sipas tij, një tjetër masë do të jetë reduktimi i inspektorëve që janë kthyer në gjobaxhinj për bizneset dhe çdo gjë të bëhet në bazë të analizës të riskut.
Basha gjithashtu theksoi rëndësinë e luftës kundër korrupsionit dhe papërgjegjshmërisë si element kyç për zhvillimin ekonomik të vendit.