Një 51-vjeçare është arrestuar në Efkarpia të Selanikut, pasi akuzohet se ka ekspozuar në rrezik vajzën e saj të mitur.
Sipas autoriteteve greke 51-vjeçarja detyronte të bijën të jetonte në kushte jo të mira, në një shtëpi me mungesë të theksuar higjiene të rrethuar plot me 40 mace.
Punonjësit e policisë së konstatuan se në ambientet e shtëpisë kishte jashtëqitje dhe papastërti, për pasojë jeta dhe qëndrimi i 15-vjeçares në atë shtëpi është konsideruar i rrezikshëm.
Protothema.gr raporton se e arrestuara u dërgua në Gjykatë për ndjekje penale.
51-vjeçarja akuzohet për ekspozimi të të miturës në rrezik.
Ndërkohë mësohet se 51-vjeçarja ka thënë në Gjykatë se gjithçka ka ndodhur vetëm sepse ajo është dashamirëse e kafshëve.
Ajo tha se i ka dashur dhe është kujdesur për kafshët gjatë gjithë jetës së saj.
Sipas saj vajza e saj aktualisht jeton me gjyshin e saj, në shtëpinë ngjitur.