Jetoi dy luftëra botërore dhe dy pandemi/ Ndahet nga jeta njeriu më i vjetër në Europë

Ka ndërruar jetë burri më i vjetër në Europë. Mediat italiane shkruajnë se Tripoli Giannini i quajtur ndryshe “Tripolino” është ndarë nga jeta në moshën 111-vjeçare, në banesën e tij pranë Livornos, Toscana në natën e Vitit të Ri.

Ai ishte personi i dytë më i vjetër në Europë pas francezit Andre Ludëig.

Giannini lindi në vitin 1912 dhe jetoi dy luftëra botërore dhe dy pandemi. Gjatë festimeve të tij të 111-vjetorit gushtin e kaluar, ai tha se sekretet e jetëgjatësisë së tij ishin vaktet e lehta, gjithmonë të shoqëruara me verë , pa stres, mos pirja e duhanit dhe duke e vlerësuar çdo ditë si një dhuratë.

 

Të Fundit