99- vjeçe me profesion banakiere: As s’e kam menduar të heq dorë

Kur mendoni për një banakiere apo kamariere, shpesh herë të vjen ndër mend një i ri ose e re, mirëpo në Itali nuk është kështu.

Anna Possi është 99 vjeçe dhe vijon të jetë në krye të barit Centrale në Nebbiuno në Itali.

Për 65 vite rresht ajo punon si banakiere dhe kamariere nw lokalin e saj. Zgjohet çdo ditë në orën 06:00 të mëngjesit dhe punon pa pengesat që mund t’i sjellë mosha.

Historia e saj është shembull, e mbetur e ve në moshën 50-vjeçare me dy fëmijë për t’i rritur vetëm dhe restorantin e saj për ta drejtuar. Ajo tregon se nuk ka menduar “as për një moment që të heqë dorë!”

Të Fundit