Pas vetëm një viti në detyrë, drejtoresha e Kadastrës në Durrës, Risena Xhaja, ka dhënë dorëheqjen.
Ende nuk dihen arsyet përse ajo ka marrë këtë vendim.
Ajo mori detyrën, në 15 dhjetor të vitit të kaluar, pasi Rajmonda Dashi dha dorëheqjen si drejtoreshë e Kadastrës së Durrësit.
Dorëheqja e Rajmonda Dashit u kërkua nga Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame.