Jenishehri: Nëse zgjedhjet certifikohen në shtator do të bëhet si ‘97

Deputeti Selami Jenishehri ka mbajtur ditën e sotme fjalën në Kuvendin e Shqipërisë teksa është shprehur se zgjedhjet e zhvilluar më 25 prill duhet të përsërite,

Deputeti thekson se në rast se zgjedhjet nuk shpallen të pavlefshme nga ana e Presidentit të Republikës, atëhere shtatori do të sjellë një situatë si ajo e 1997.

Jenishehri thotë se KQZ nuk bëri detyrën dhe la pa votuar emigrantët, prandaj Presidenti Meta duhet të mos certifikojë zgjedhjet parlamentare.

“KQZ ka refuzuar të bëjë detyrën e saj në zgjedhjet e 25 prillit duke lënë pa votuar emigrantët. Kjo do të prodhojë në shtatorin e 2021 situatë destibalizuese si ajo e 1997. Nuk ka parlament e qeveri legjitime. Shpresoj që presidenti nuk do i certifikojë zgjedhjet e 25 prillit 2021. Duhet të përsëritën zgjedhjet se është shkelur neni i kodit zgjedhor. Këto zgjedhje janë të pavlefshme kur shkelet neni dhe kodi zgjedhor”– tha Jenishehri

Të Fundit