“Je pak pusht ti” Basha ironizon Ramën: I le socialistët tre herë me gisht në gojë

Kanë vijuar sërish replikat mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, ish-kryedemokrati Basha iu është drejtuar me një frazë nga filmi “Prefekti”, ku shprehet “je pak pusht ti Fotaq”.

Ish-kryedemokrati komentoi thirrjet e Ramës ndaj demokratëve që t’i bashkohen, duke u shprehur: “Si ju the atyre që takove sot në Vlorë? Hajt se herën e parë të duket pak e vështirë. Me një herë s’bohesh domethon, po me dy herë, po me tre herë mo Rame?” – tha Basha.

Ai shtoi se Rama i la socialistët 3 herë me gisht në gojë, ndërsa tani do që të merret me demokratët.

O Rame, e mba mend atë filmin “je pak pusht ti Fotaq”. Si ju the atyre që takove sot në Vlorë? Hajt se herën e parë të duket pak e vështirë. Me një herë s’bohesh domethon, po me dy herë, po me tre herë mo Rame? Siç ua bone socialistëve tre herë, edhe i le me gisht n’gojë. Tani do meresh me demokratët. E mo Ram, mo Ram, ku i ke shokët Rame? 7×7 = 313” – shprehet Basha.

Të Fundit