Një qytetar nga Berati denoncon në “Stop”, OPGJ-në në këtë qytet Ledion Ferzaj. Qytetari thotë, se zyrtari Ferzaj, po e shantazhon me hetimin e një ngjarjeje, duke i kërkuar para, që ta mbyllë.Në janar 2023 denoncuesi bashkë me shokun e tij sjellin 4 automjete nga Gjermania. Bashkëpronari i makinave, që jeton Gjermani, ka mbajtur dokumentat origjinale të automjeteve. Në momentin, që denoncuesi shet një automjet dhe pret dokumentat, bashkëpunëtori i tij i bën bllok. Denoncuesi ynë shkon tek e dashura e tij, për të kërkuar komunikim për dokumentat e makinës së shitur.E dashura e partnerit në biznes denoncon situatën në policinë e Beratit. Në këtë moment OPGj Ledion Ferzaj, shantazhon denoncuesin me burg, pasi ka edhe precedëntë të mëparshëm.Denoncuesi tregon, sesi i mori 100 mijë lekë të vjetra poshtë jastëkut të mamasë së tij 84 vjecare, për t’ia dhënë OPGJ-së. Por ky i fundit kërkoi 400 euro, për ta mbyllur cështjen edhe te prokurori.Gjatë takimit, zyrtari i policisë tregon, se boll ka punuar për karrierat e të tjerëve, ndërsa merr eurot, duke kërkuar të bëjë kujdes.
- +355 67 220 8888
- [email protected]