“Audi” përplaset me autobusin e linjës së Petrelës, Policia: Makina hyri kundravajtje

Një aksident ka ndodhur në Sauk, ku autobusi i linjës së Petrelës është përplasur me një automjet tip “Audi” me drejtuar shtetasin me iniciale I.A.

Për pasojë janë dëmtuar shoferi i mjetit “Audi” dhe një pasagjere në autobus, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Tre pasagjerë të tjerë, pas kontrollit mjekësor, janë larguar nga spitali.

Policia njofton se nga verifikimet paraprake rezulton se drejtuesi i “Audit” ka hyrë kundravajtje duke i dalë para autobusit dhe ka shkaktuar aksidentin. Po kryhen procedurat për ndalimin e shoferit të “Audit”.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

NJOFTIMI I POLICISE:

Tiranë/Informacion paraprak:

Më datë 10.05.2023, në Sauk, janë përplasur autobusi me drejtues shtetasin B. H., me automjetin me drejtues shtetasin I. A.

Si pasojë janë dëmtuar shtetasi I. A., dhe një pasagjere në autobus, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa tre pasagjerë të tjerë, pas kontrollit mjekësor, janë larguar nga spitali.

Nga verifikimet paraprake rezulton se drejtuesi i mjetit, shtetasi I. A., ka hyrë kundravajtje duke i dalë para autobusit dhe ka shkaktuar aksidentin.

Po kryhen procedurat për ndalimin e shtetasit I. A.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Të Fundit