“Janë të varfër dua t’i ndihmoj” i burgosuri del vullnetar për dhurimin e veshkës

24 vjecarja nga Sukthi i Durrësit, Marinela Zani disa muaj më parë konstatoi, se veshkat e saj ishin totalisht jashtë funksionit. Njëra nga veshkat funksionon vetëm 4% . Babai i Marinelës, Bashkimi, tregon vështirësinë e jetës tani që vajza duhet të bëjë dy herë në javë dializë.Në këto kushte, familja Zani bëri thirrje në ekranet televizive për ndihmë për transplantin e një veshke.Këtë mesazh e sheh edhe një i i paraburgosur në Kukës, Mentor Palavija.Ky i fundit doli vullnetar, që të dhuronte një veshkë, nëse grupi i gjakut dhe analizat do t’ia mundësonin. Por Mentori kërkoi të bënte analizën në paraburgim dhe mori si përgjigje nga doktorët e burgut, se kjo procedurë nuk lejohet të kryhet. Kunata e Marinelës, Suzana Zani, tregon, se familjarët u nisën menjëherë në Kukës, ku takuan familjen e Mentor Palavisë dhe shkuan në paraburgimin e qytetit, për të kërkuar bërjen e analizës.Gazetari i “Stop” shkoi në Kukës për të zgjidhur situatën e analizës së dhuruesit vullnetar në paraburgim.Të nesërmen u njoftua, se Mentori mund të bënte analizën, për të kuptuar, nëse mund të dhuronte veshkën për 24 vjecaren.

Të Fundit