“Janë djersa ime ato lekë” – 5 muaj pa rrogë, shefi i mbyll telefonin në fytyrë

Denoncimi i radhës në redaksinë tonë ka të bëjë me një firmë ndërtimi. Marsida Zoto, tregon, se ka punuar ekonomiste në kompaninë në fjalë nga nëntori 2024 deri në mars 2025. Ajo thotë, se duhet të paguhej me 600 mijë lekë të vjetra pagë mujore, por nuk ka marrë asnjë lek. Ka komunikuar me juristen, e cila e drejton te pronari, por ky i fundit, i thotë, ta ndjekë cështjen me shtet e ta lerë rehat.Marsida thotë, se e vetmja shpresë, për të marrë 3 milionë lekët, që i takojnë, i ka mbetur Stop-i.Pas ekonomistes, gazetarja e “Stop” komunikon me administratorin e subjektit, i cili për 15 minuta i jep zonjës Zoto, shumën e parave, që i detyrohet.

Të Fundit