Janari njihet si muaji i divoreceve, kjo është arsyeja pse

Për vite të tëra, janari është cilësuar si “maji i divorceve”. Megjithatë, një studim nga Universiteti i Uashingtonit, zbuloi se shkurorëzimet më të mëdha ndodhin në gusht dhe mars, por gjykatat ende e shohin janarin si muajin ku ndodhin ndarjet më të shumta.

Shumë ekspertë ligjorë, besojnë se arsyeja e vërtetë pse njerëzit priren të ndahen në janar, është sepse nuk duan të ndahen përgjatë pushimeve të fundvitit. Nëse çiftet, sidomos ata me fëmijë, kanë filluar të marrin në konsideratë divorcin qysh më herët, ata qëndrojnë bashkë deri në fundvit.

Janari është muaji kur njerëzit bëjnë planifikime për vitin e ri. Çiftet gjithashtu marrin pak kohë, për të rivlerësuar martesën e tyre. Një ekspert ligjor tha për ‘Huffington Post’ që festat gjithmonë janë të shoqëruara me emocione të larta, dhe nga aty kuptoni nëse jeni të lumtur ose të mërzitur nga martesa juaj

Të Fundit