“Jam specie në zhdukje”, avokati Artan Gjuzi vazhdon me mashtrimet e rradhës, le në burg dy të rinjt

Emisioni “Stop” ka transmetuar disa raste me mashtrimet e avokatit Artan Gjuzi dhe qytetarët vazhdojnë të kërkojnë mbrojtjen ndaj tij.Veli Xhelali dhe Xhevrie Beçi, prindërit e Mateo Xhelilit dhe Izmir Beçit, dy shokë, që u kapën duke transportuar dy shtetas marokene, denoncojnë avokatin, se u mori paratë e nuk u dha mbrotje fëmijëve të tyre. Gjykata i dënoi ata me nga 3.4 vjet secilin. Avokati Gjuzi u kërkoi 7500 euro për mbrojtjen, dhe 7500 euro për ditën e vendimit të gjykatës, me pretendimin, se ata nuk do të dënoheshin. Por avokati nuk u shfaq fare në gjykatë dhe djemtë u dënuan. Artan Gjuzi mori 15 mijë euro, edhe pse kishte nënshkruar një deklaratë noteriale, ku thuhej, se nëse avokati nuk i përmbahej premtimeve, do të kthente paratë.Veli Xhelali dhe Xhevrie Beçi, tregojnë, se u munduan ta kontaktonim avokatin, por ai shmangej e fshihej.

Të Fundit