“Jam qytetar, jeta zhvillohet perdite” avokati justifikon zhvatjen e prones

Në redaksinë e “Stop” ka ardhur një denoncim nga Ksamili. Sipas dokumentave, figuron, se djali i avokatit Gjergj Imeraj në vitin 2017 ka aplikuar sikur e ka ai pronën e një zonje, duke përdorur një kontenier si pretekst. Në prill 2021 avokati bashkë me familjarët e rrethojnë këtë pronë me forcë dhe nxjerrin jashtë zonjën, e cila e kishte në përdorim që nga viti 1988. Stop verifikon pronën në terren, që është rrethuar nga avokati dhe djali i tij ka aplikuar për legalizim me dokumenta të falsifikuara. Në dokumenta deklarohen ndërtime, kur aty nuk ka asnjë ndërtim.Tek Aluizni, kur pyesim për këtë procedurë, nuk e gjejnë, por thonë, që kjo pronë më sipërfaqje 1800 metra katrorë nuk mund të legalizohet. Por avokati përdor një vërtetim hipotekor, që i cilëson prona të tjera dhe i përdor si të dhëna të pronave, që po kërkon të përvetsojë.

Për pronën, që kërkon të zaptojë avokati Gjergj Imeraj në Ksamil, emisioni “Stop” shkon tek Kadastra e Sarandës, për të verifikuar cfarë pronash ka në emrin e avokatit dhe familjarëve të tij.Në emër të familjarëve Imeraj, ka 6 aplikime me dokumenta të falsifikuara. Ne i bëmë kërkesë zyrës së kadastrës, për të marrë nga një kopje të 6 aplikimeve. Filimisht na u premtuan këto dokumente, por më pas nuk na u dhanë.Ne mësuam, se një i afërm i avokatit Imeraj punon në kadastër dhe zhduku dokumentat, që në kërkuam.Gjatë një takimi me vetë avokatin, ai doli bllof disa herë, duke dhënë versione të ndryshme për mënyrën, sesi i ka përvetësuar këto prona.

Të Fundit