“Jam në depresion për shkak të divorcit” godet me thikë të moshuarin në varreza

Një ngjarje e rëndë ka tronditur banorët e provincës së Monzës(Itali).

Me justifikimin për ta pyetur për orën, 64-vjeçari ka goditur me thikë në bark një 81-vjeçar dhe ka ikur.

Një 64-vjeçar u arrestua nga policia pasi kishte goditur rëndë me thikë një të moshuar në Concorezzo, pasi – dyshohet se ishte “në depresion për shkak të divorcit”. I njëjti sulmues, pak më vonë, i ra ziles së stacionit të policisë dhe u rrëfye.  Ai i tha policëve se kishte plagosur një të panjohur. Ai kishte një thikë të njollosur me gjak në xhep. Urgjenca u njoftua menjëherë nga policia, të cilët gjetën të plagosurin, një 81-vjeçar pranë varrezave, të shtrirë përtokë me një thikë të thellë në anën e djathtë. I moshuari është transportuar me urgjencë në spitalin San Gerardo në Monza, në rrezik për jetën.

I moshuari deklaroi në polici se, 64-vjeçari tashmë i arrestuar, ishte afruar teksa po dilte nga varrezat ku kishte qenë për t’u falur te varri i gruas së tij dhe se me justifikimin për ta pyetur për orën e kishte goditur me thikë dy herë në bark dhe ishte arratisur. Plaku u dërgua në sallën e operacionit. Sulmuesi, në gjendje konfuze, kur ka rrëfyer para policëve, ka shpjeguar se ishte në mes të një periudhe depresioni pas divorcit dhe humbjes së punës. Fillimisht qëllimi i tij do të kishte qenë të bënte vetëvrasje, vazhdoi ai, por papritur ai  kishte vendosur të shfrynte zemërimin e tij mbi fatkeqin e parë që do t’I dilte para. I arrestuar, 64-vjeçari u dërgua në burgun e Monzas, me akuzën e tentativës për vrasje dhe mbajtje të pajustifikuar thike.

Të Fundit