Izraeli ndihmon Kosovën, i gatshëm të sigurojë vaksinat e COVID-19

Situata nga pandemia dhe bashkëpunimi në sektorin e shëndetësisë ishin temat kryesore të bisedës online mes ministrit në detyrë të Shëndetësisë në Kosovë Armend Zemaj dhe homologut izraelit.

Në një reagim në rrjetin social Facebook, ministri i Kosovës shprehet se Republika e Kosovës është e bekuar me miqësinë e popullit dhe shtetit të Izraelit.

Një ditë më parë, Ministria për Punë të Jashtme dhe Diasporë e Kosovës, përmes një komunikate tha se Izraeli ka shprehur gatishmëri që të ndihmojë Kosovës për të siguruar vaksina kundër koronavirusit.

Kosova është vendi i vetëm në Evropë që nuk e ka filluar fushatën e imunizimit.

Kosova dhe Izraeli kanë vendosur marrëdhënie diplomatike më 1 shkurt dhe pak ditë më parë u hap edhe ambasada e Kosovës në Jeruzalem çka ka shkaktuar jo pak debat.

Të Fundit