Iu lut kryeministrit mos t’i shembte shtëpinë, polici puth në faqen fëmijën

Në protestën e sotme para Kryeministrisë, morët pjesë edhe fëmijët e familjeve që preken nga prishja e banesave të tyre.

Ndërsa një 6-vjeçar mbajti fjalën e tij, ku iu drejtua kryeministrit Rama duke i thënë: Xhaxhi Edi të lutem mos na i prish shtëpitë.

Ajo që ka tërhequr vëmendjen ka qenë gjesti i një efektivi të policisë, i cili ka puthur në faqe djalin e vogël që kishte dalë bashkë me prindërit të protestonte.

Kamerat fiksuan momentin e veçantë. Sot fëmijët kishin marrë pankartat në duar dhe protestuan.

Ata iu afruan efektivëve të policisë, të cilët ishin vendosur kordon para godinës së Kryeministrisë. Në momentin që një prej fëmijëve i drejtoi letrën e tij një efektivi, ky i fundit e puthi në faqe të voglin.

Të Fundit