Java e punës 4-ditore mund të bëhet realitet në Itali.
Dhe në krye do të ishte gjiganti banker Intesa Sanpaolo (disa degë edhe në Como, e cila po studion propozimin së bashku me sindikatat. Punonjësit nuk do të punonin më 5 ditë, por një më pak dhe me të njëjtën pagesë.
Duke qenë se inovacioni do të prekte bankën lider të vendit, ëshët e lehtë të kuptohet pesha e këtij negocimi. Për momentin, megjithatë, sindikatat kanë rezervuar një studim të thelluar dhe verifikim ligjor për kohën e nevojshme për të identifikuar zgjidhjet më të mira për punëtorët.
Propozimi i Intesa
Propozimi që Intesa Sanpaolo u ka bërë sindikatave është ndarja e orarit në 4 ditë në javë për 9 orë në ditë. Zgjedhja e ditës “të lirë”, në gjendjen aktuale të negociatave, mund të jetë vullnetare dhe do të ekzistonte mundësia e ndryshimit të ditëve të punës gjatë javës, nga e hëna në të premte, në marrëveshje me menaxherin.
Autorizimi mund të jepet vetëm në përputhje me nevojat teknike, organizative dhe prodhuese të kompanisë. E gjithë kjo do të ishte për të njëjtën pagë, siç parashikon në të vërtetë kontrata kolektive kombëtare e bankierëve të ABI.
Për t’u aktivizuar, ky vendim ka nevojë për dritën jeshile të grupeve sindikaliste përfaqësues të bankierëve e punonjësve administrativ e teknikë të Banka Intesa, pasi prek normativat e Kontratës Kombëtare për Personelin.
“Kohët ndryshojnë e duhet të jemi gati për të realizuar mënyra të reja pune”, është komenti i bërë nga presidenti i kësaj banke Gian Maria Gros-Pietro, “e aplikuam gjatë pandemisë dhe ja dolëm”.
Sipas kryebankierit, principi i këtij propozimi është reduktimi i kostos së energjisë, fleksibiliteti, efikasiteti e mirëqenia e punonjësve që do të punojnë një ditë më pak e do të jenë më efikas në punë”.