Itali/ Burri vret gruan e vajzën, plagos fqinjët. Më pas qëllon nënën dhe vret veten

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Itali, ku raportohet për 3 të vdekur dhe 4 të plagosur.

Sipas mediave të huaja, një burrë kreu një masakër familjare në dy shtëpi të ndryshme në Nuoro dhe më pas vrau veten.

Mësohet se burri, pas një debati, vrau gruan e vajzën e tij dhe plagosi dy fëmijë të tjerë të vegjël, si dhe një fqinj në banesën në via Gonario Pinna. Menjëherë më pas ai shkoi në shtëpinë e nënës së tij në Via Ichnusa, duke e qëlluar atë dhe duke e plagosur rëndë në kokë. Më pas ka kthyer armën dhe ka vrarë veten.

Njëri prej të plagosurve është në gjendje të rëndë. Të plagosurit u transportuan të gjithë me ambulanca në spitalin San Francesco në Nuoro.

Ekipi i komandës provinciale të Karabinierëve dhe Shtabit të Policisë Nuoro po rindërtojnë dinamikën e asaj që ndodhi. Dy rrugët ku ndodhi masakra u rrethuan nga policia. Në vendngjarje ndodheshin edhe magjistrati në detyrë dhe mjeku ligjor, për mbledhjen e provave.

Të Fundit