Ishin nisur drejt Anglisë, mbytet barka me emigrantë, më shumë se 20 viktima – Stop
Aktualitet, Lajme, Të Gjitha

Ishin nisur drejt Anglisë, mbytet barka me emigrantë, më shumë se 20 viktima

Me dhjetëra emigrantë, që ishin nisur për në Mbretërinë e Bashkuar, janë mbytur në Kanalin i La Manshit, pasi varka e tyre është mbyt, ka thënë qeveria franceze.

Kryeministri francez Jean Castex tha se mbytja e anijes ishte një “tragjedi”, duke shtuar se ata që vdiqën ishin viktima të “kontrabandistëve kriminelë”.

Policia thotë se më shumë se 20 persona kanë vdekur, ka raportuar agjencia e lajmeve AFP.

Autoritetet franceze dhe britanike po kryejnë një operacion shpëtimi në kanal nga ajri dhe deti.

Një varkë peshkimi dha alarmin ditën e sotme pasi pikasi disa njerëz në det në brigjet e Francës.

Ministri i Brendshëm francez Gerald Darmanin gjithashtu konfirmoi në Twitter se njerëzit kishin vdekur, por ai nuk dha një numër.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *