“Isha i dehur”- Flet greku që vrau shqiptarin në Mykonos pas debatit për një vajzë

Detaje të reja janë mesuar nga vrasja e 34-vjeçarit Julian Kosova në ishullin e Mykonosit, mëngjesin e së hënës.

Mediat greke shkruajnë se autori i krimit, 33-vjeçari Thanasis Nazos deklaroi se në momentin e zënkës me shqiptarin ai ka qenë në gjendje të dehur dhe se është penduar për krimin e rëndë.

Fillimisht u aludua nga mediat greke për një krim pasioni ku një vajzë, e cila kishte qenë më parë e dashura e shqiptarit, u bë molla e sherrit mes dy të rinjve.

Por miqtë e autorit të krimit thonë se 33-vjeçari grek nuk ka pasur lidhje intime me vajzën në fjalë.

“Vajza, për të cilën ka pasur një keqkuptim, nuk ka marrëdhënie romantike me Thanasis”, thotë një person nga rrethi i tij i ngushtë për protothema.gr.

“Burri tjetër e ofendoi këtë grua dhe më pas të dy përfunduan duke u grindur. Në mjegullën e pijes gjërat morën një kthesë të pakëndshme” shtoi miku i autorit të krimit.

Ngjarja ndodhi rreth orës 6 të mëngjesit në një lokal në Mykonos. Konflikti nisi në lokal, më pas 33-vjeçari grek ka shkuar në banesë për të marrë armën e gjahut me të cilën, sapo u kthye në ambjentet e barit, qëlloi për vdekje 34-vjeçarin shqiptar.

 

Të Fundit