Ish-zv.ministri i Arsimit Oltjon Rrumbullaku tha në një media se një nga arsyet e uljes së numrit të studentëve është rënia e numrit të lindjeve.
Ai shpjegoi se emigrimi nuk po ndodh më shumë në grupe familjare se sa tek të rinjtë mbi moshën 18 vjeç, madje shumica mbi 25 vjeç pasi kanë punuar disa vjet në Shqipëri.
“Ajo që ndodh me nxënësin në klasë të parë, në 95 për qind të rasteve mund ta lërë shkollën për shumë arsye të tjera, jo për arsye emigrimi. Emigrimi nis mbi 18 vjeç, nuk është në grupe familjare. Studentët që diplomohen, shumica emigrojnë rreth moshës 25-27 vjeçare. Shumica punojnë 3-4 vite në Shqipëri dhe largohen. Më shqetësuese është ulja e numrit të lindjeve”, tha ish-zv.ministri.