Ish shoferi, fiton gjyqin por nuk merr lekët. Bashkia premton dëmshpërblim!

Në 16 dhjetor 2022 transmetuam problemin e zotit Petref Hyka, ish shofer autobusi në Parkun e autobusëve të udhëtarëve, në varësi të Bashkisë Tiranë.Në vitin 2013, kryetari i kohës i bashkisë, Lulzim Basha, pushoi Petrefin dhe 70 shoferë të vjetër, duke i zëvendësuar me rinj, pa njoftim dhe pa arsye. Petrefi iu drejtua bashkisë, Avokatit të Popullit dhe Gjykatës, e cila i njohu të drejtën e dëmshpërblimit. Tani Petrefit i takojnë rreth 5 milionë lekë, që nga viti 2015, të cilat nuk ia japin. Përmbaruesi Ekrem Spahiu, ka kryer të gjithë procedurën, por Bashkia nuk i bindet këtij vendimi gjykate, sepse luan me emrin e paditësit Park autobuzash-Bashki. Gazetarja bashkë me qytetarin iu drejtuan Bashkisë Tiranë, zyrës juridike, ku nga 10 shkresa, që kishte bërë qytetari më parë, bashkë me gazetaren, bënë të 11-ën. Pas interesimit tonë të herëpashershëm, më në fund Bashkia Tiranë kthen përgjigje, duke premtuar, se do të merret me rastin shumë shpejt, që të ekzekutohet vendimi i gjykatës dhe Petref Hyka të marrë paratë, që i takojnë.

Të Fundit