39-vjeçarja kapet me pasaportë false në portin e Durrësit/ Arrestohet 40-vjeçari që i siguroi dokumentin

Një 40-vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi akuzohet për përdorim të dokumentit fals dhe për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror.

U vu në pranga shtetasi kosovar U. B., 40 vjeç, rezident në Zvicër, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen Z. B., 39 vjeçe, banuese në Kosovë.

39-vjeçareja u kap nga shërbimet e Policisë Kufitare, në dalje të vendit, në portin e Durrësit, gjatë tentativës për të dalë nga vendi, me një pasaportë të dyshuar të falsifikuar, me të cilën nga veprimet hetimore, rezultoi se e ka pajisur shtetasi i arrestuar.

Pasaporta e dyshuar false u sekuestrua si provë materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Të Fundit