Ish-deputetja e qeverisë Australiane, Julia Banks, ka akuzuar një ministër të qeverisë, se ka tentuar ta ngacmojë seksualisht gjatë një seance në parlament në vitin 2017.
Bank e ka rrëfyer këtë situatë në një fragment nga kujtimet që ajo ka botuar së fundmi por nuk pranoi të identifikonte ministrin në fjalë, raporton BBC.
Zonja Banks, tha se deputeti mashkull lëvizi dorën lart në këmbën e saj gjatë një seance votimi parlamentar përpara se të largohej.
“Ministri erdhi dhe u ul pranë meje, më vuri dorën mbi gju, e vazhdoi ta ngrinte lart ngadalë duke më prekur kofshën në pjesën e brendshme. Që një ministër ta bëjë këtë në krahun e kryeministrit, duhej të ishte jashtëzakonisht i pacipë”, tha Banks.
Lidhur me këtë çështje, zyra e Kryeministrit, Scott Morrison, tha në një deklaratë se ata nuk ishin në dijeni më parë për pretendimet e ish-deputetes.
Një sjellje e tillë është “plotësisht e papërshtatshme”, thanë ata.