Ish-deputeti Selami Jenisheri: Rusët kanë të drejtë në luftën me Ukrainën

Ish-deputeti i Parlamentit të Shqipërisë, Selami Jenisheri, thotë se Rusia ka të drejtë në luftën që po zhvillon në Ukrainë ku prej dy ditësh po e bombardon.

I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë në Tv Klan, Jenisheri theksoi se politika e Ukrainës është e gabuar.

“Rusët kanë të drejtë, por Ukraina e ka sherrin tek ky konflikt sepse Ukraina ka qenë pjesë e Rusisë dhe ka armë bërthamore. Ty Rusia as të ka ngacmuar as nuk ka pretendim të të pushtojë. Ukraina merr një bombol jashtëzakonisht të madhe edhe ja vë në kufi Rusisë. Ukraina i thotë rusit që unë dua të hyj në NATO dhe dua ta vë në kufi me ty. Me këtë gjë Ukraina e ka cënuar rëndë Rusinë. Kësaj i thonë që Ukraina do të shkatërrojë botën. Për mua politika e Ukrainës është pa mend në kokë”./ Tv Klan

Të Fundit