Kryeministri Edi Rama, ka qenë i ftuar në një bashkëbisedim në forumin e ri ndërkombëtar “Berlin Global Dialogue”.
Numri një i qeverisë ka folur për integrimin e Shqipërisë në BE. Ai është shprehur se BE ka problemet e saj dhe ndikohet nga politikat e shteteve anëtarë dhe pa konsensusin e tyre nuk mund të marrë një vendim për anëtarësimin e një shteti tjetër.
Rama deklaroi se shpesh herë ëshët traumatizuar nga procesi i çeljes së negociatave.
Ai tha se një ditë Shqipëria do të martohet me BE-në por se kur nuk mund të themi, nuk mund të përcaktojë një datë.
“BE ka problemet e veta në një proces të vështirë vendimmarrjeje. Një ndikim i politikave vendase në shtetet anëtare pasi për çdo vendim duhet konsensus.
Na duket se duke qenë të duruar për shkak të historisë sonë dramatike, kemi parë BE si psikolog dhe shohim se psikologu është vetë i traumatizuar.
Ndonjëherë i vijmë në ndihmë psikologut. Nuk flasim dot për data. Ne jemi në paqe me veten. Duhet të bëjmë detyrat. Besoj se BE është burim i jashtëzakonshëm në njohjen e shtetit.
Ne kemi bekimin që kemi këtë BE, e cila është burim informacioni. Të kesh mundësi të përdorësh këtë dije për të drejtuar një shtet modern për fëmijët tanë, ky është qëllimi.
A jemi sot, nesër apo pasnesër anëtarë, këtë nuk e dimë.
Jam ndier herë-herë i traumatizuar nga procesi i çeljes së procesit për negocim.
Do martohemi një ditë, por nuk e dimë nëse do ndodh nesër. Imagjino sa e pakushtëzuar është dashuria jonë, ku nga ana tjetër kemi dashuri me kushte, por nuk duam t’ia dime”, tha Rama.