Kryeministri Edi Rama ka folur lidhur me integrimin e Shqipërisë në BE për “The Economist”.
Rama shprehet se Shqipëria vijon të besojë tek BE, pavarësisht se nuk votuan pro mbajtjes së mbledhjes së parë Ndërqeveritare. Për kreun e qeverisë, hapja e negociatave për vendin tonë është peng i nacionalizmit evropian.
Vendet e Ballkanit kanë vite që janë në proces integrimi dhe do të bëjnë gjithçka për të qenë anëtare të BE. Nuk kemi alternativë tjetër dhe nuk duam të kërkojmë për alternativë tjetër. Por është shumë e lodhshme të qëndrosh në dhomën e pritjes. Sot ne jemi peng i nacionalizmit evropian. Dhe është e trishtueshme. U deshën disa vite për të pushtuar Trojën. Në të njëjtën mënyrë po përparon edhe përvoja e vendeve të Ballkanit në radhët e BE”, tha Rama.
Kryeministri ka ripërsëritur edhe njëherë shprehjen që citoi në konferencën e përbashkët me Zoran Zaev, duke thënë se “Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria po presin Godonë”, duke iu referuar këtu librit të Samuel Beckett.