Arjan Curi: Ka lëvizje në PD për të hequr Berishën, ambasadorja amerikane do të dalë më emër – Stop
Aktualitet, Të Gjitha

Arjan Curi: Ka lëvizje në PD për të hequr Berishën, ambasadorja amerikane do të dalë më emër

Analisti Arjan Curi mendon se brenda PD-së ka individë që po përpiqen që të gjejnë mënyra se si të largojnë Sali Berishën.

Gjatë emisionit “Zonë e Lirë”, Curi tha se ka zëra që edhe ambasadorja amerikane do të dalë me emra për personat që nuk duhet të jenë në parlament.

Ai u ndal ndër të tjera edhe tek ligji i dekriminalizimit. Curi tha se nëse Shqipëria amendon pjesën “non grata” tek ligji për dekriminalizimin, atëherë Berisha nuk futet në parlament pasi nuk e njeh KQZ.

Arjan Curi: Unë di që po lëvizin që t’i gjejnë vetë mekanizmat se si mund ta heqin, por pa u dukur, pa dalë në pah. Ka një lëvizje të madhe në PD që të gjejnë mënyra si ta heqin Berishën, por pa u dukur vetë. Pra t’i heqim gështenjat nga zjarri me mashën e tjetrit. Me drejtësinë duan ta bëjnë. Do të mundohen që të hapin një çështje. Në Shtator ka zëra brenda PD-së që ambasadorja amerikane do dalë me emër kësaj radhe që “Berisha s’duhet të jetë, Berisha s’duhet të jetë”. Mund të ketë një lloj iniciative ligjore për të amenduar ligjin për dekriminalizimin . Ligji për dekriminalizimin në nenin 2, pika 2 ka një klauzolë ku pengon njerëzit që të marrin poste zyrtare kur kanë ekspuls nga vende të ndryshme për arsye se cënojnë sigurinë e atyre vendeve. Po e amenduan ligjin, mjafton të shtojnë një non grata mbrapa. Non grata dhe dëbimi janë afër njëra tjetrës. Nëse Rama amendon këtë ligj dhe shton non grata, atëherë bie automatikisht, ia heq KQZ. Në PD janë shumë të interesuar për këtë gjë.

Ndër të tjera, analisti tha se Partia Socialiste është më e interesuar se Partia Demokratike për të pasur Berishën në parlament./tvklan.al

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *