Integrimi në BE, Rama: S’ka me përgatitje për dasmë të tretë

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në edicionin e 23-të “Symi Symposium”, në Athinë organizuar e drejtuar nga ish-kryeministri grek George Papandreou dhe me pjesëmarrje personalitetesh të njohura të politikës, ekonomisë e botës akademike ndërkombëtare, mbi sfidat dhe projektet e post-pandemisë.

Gjatë fjalës së tij Rama ka komentuar dhe vendimin e Bashkimit Europian për mosçeljen e negociatave me Shqipërinë.

Ne në Shqipëri e kemi parë veten të përgatitur për dasmën e madhe kemi marrë orkestrën më të mirë sepse komisioni europian tha se jemi gati për të nisur bisedimet. Dasma e parë nusja nuk erdhi, dasma e dytë nuk erdhi sërish nusja, ska më përgatitje për një dasëm të tretë, ne smund të vzhdojmë me pritshmëri sepse është një vit i tërë me pritshmëri. Janë dhe këto kushtet e çuditshme, pranverën tjetër. Në fund na u desh të themi që ne duhet të vazhdojmë, ky proces është i rëndësishëm për fëmijët tanë.

Be ka nevojë për ballkanin po aq sa ballkani ka nevojë për Be. Nuk eshte se ne kemi nevojë për ta dhe ata jo për ne. Shembulli ishte i refugjatëve që duhet të vinin te ju pastaj te maqedoania e V, pastaj në Serbi. Sepse Ballkani perëndimor rrethohet nga kufijtë e BE. Çështja është se është një gropë në mes të BE.

Nëse dikush mund ti vërë veshkat në xhep, kur ato duhet të jenë në trup, ka dhe aktorë të tretë siç është Kina, që patëm një martesë të lumtur dhe divorc të hidhur thonin se kishin Shqipërinë dhe nuk u duheshin të tjerët për shkak të pozitës gjeografike. Duke e pasur këtë zonë të hapur, me njerëz që janë të zhgënjyer me kinezët që vijnë me të ashtuquajtura para të lehta, por duhet që të shikojmë sesa po vuan mali i zi dhe Maqedonina për të dalë nga kjo. Rusia po ashtu, Turqia por unë këtë të fundit nuk e shikoj si faktor ndikues. Unë pres që Greqia të rikthehet në Rajon, sepse është veni BE-së dhe vend Ballkanik dhe mund të luajë një rol të rëndësishëm në rajon.

Duhet të ecim përpara përmes asaj që mund të bëjmë vetë dhe të mos presim nga të tjerët. Duhet që të bëjmë sa më shumë reforma që lehtësojnë lëvizjen e njerëzve dhe të mallrave. Në fund të fundi do të mbështesë paqen dialogun dhe pajtimin ndërkombëtar”tha Rama”, tha Rama gjatë konferencës

Të Fundit