Integrimi i vendit në BE/ Balla nga Brukseli: “Lajme shumë të mira kemi sot” – Stop
Aktualitet, Të Gjitha

Integrimi i vendit në BE/ Balla nga Brukseli: “Lajme shumë të mira kemi sot”

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka deklaruar nga Brukseli se priten lajme të mira në lidhje me integrimin e Shqipërisë në BE.

Nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’, Balla shprehu optimizëm për takimin që ai bashkë me kryeministrin Rama dhe delegacionin shqiptar do të mbajë sot me Presidentin e PE, David Sassoli dhe Raporteren për Shqipërinë në Parlamentin Europian Isabel Santos.

MESAZHI I BALLËS
Bruksel– Sot në Këshill, Parlament dhe Komision. Shumë i nderuar të takohemi përsëri në Parlamentin Europian me Presidentin e Parlamentit Europian David Sassoli, Raporteren për Shqipërinë në Parlamentin Europian Isabel Santos (Grupi Socialist dhe Demokrat), me Zëvendës Presidentin e Grupit të Partive Popullore Europiane Andrei Kovatchev dhe me Kryetarin e Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asocijimit BE-Shqipëri Manolis Kefalogiannis. Lajme shumë të mira kemi sot

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *