INSTAT: Turizmi në rritje edhe në dimër, shtohen vizitorët dhe netë-qëndrimet

Rritje e aktivitetit turistik është shënuar në Shqipëri gjatë muajit shkurt 2026, sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT. Numri i vizitorëve të akomoduar në struktura turistike është rritur krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke konfirmuar trendin pozitiv të sektorit.

Sipas të dhënave, rritja është ndikuar si nga vizitorët rezidentë ashtu edhe nga ata të huaj, gje qe nxjerr ne pah nje zgjerim të kërkesës për shërbime akomoduese në vend. Të dhënat evidentojnë gjithashtu rritje të netë-qëndrimeve, një tregues i rëndësishëm për kohëzgjatjen e qëndrimit të turistëve.

Strukturat hoteliere dhe ato të ngjashme kanë shënuar një përdorim më të lartë të kapaciteteve, veçanërisht në zonat me potencial turistik. Ky zhvillim lidhet edhe me rritjen e lëvizjeve hyrëse në territorin shqiptar gjatë kësaj periudhe.

Raporti i INSTAT tregon se turizmi po vijon të jetë një sektor me ndikim të drejtpërdrejtë në ekonominë e vendit, duke reflektuar rritje të qëndrueshme nga muaji në muaj. Tendenca sugjeron një zgjerim të aktivitetit turistik edhe jashtë sezonit veror.

Të dhënat konfirmojnë se interesi për Shqipërinë si destinacion po mbetet i lartë, ndërsa kërkesa për akomodim po diversifikohet në kategori të ndryshme strukturash. Kjo prirje pritet të ndikojë në rritjen e të ardhurave nga turizmi dhe në zhvillimin e mëtejshëm të këtij sektori.

Të Fundit