INSTAT: Personat me arsim të mesëm vuajnë normë më të lartë të papunësisë

Personat me arsim të mesëm zakonisht kanë një zanat ose pajisen me njohuri të forta bazë, që mund të integrohen mirë në tregun e punës, në krahasim me ata që kanë arsim fillor.

Por në Shqipëri, forca e punës me arsim të mesëm ka një normë papunësie më të lartë se personat me arsim të lartë dhe ata me arsim bazë.

Sipas të dhënave të INSTAT, shkalla e papunësisë te forca e punës me arsim të mesëm ishte 13.4% në tremujorin e fundit 2024, ndërsa tek ata me arsim 8/9-vjeçar ishte 10.6% dhe tek ata me arsim të lartë 8.4%.

Shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri, në tremujorin e katërt 2024, për popullsinë 15 vjeç e lart, është 8,8%, duke shënuar një ulje vjetore me 0,8 pikë përqindje.

Në nivelin e mesëm arsimor të vendit tonë, arsimi profesional mbetet i pazhvilluar. Kjo degë bën një përgatitje më të fortë për profesionet dhe integrimin më të mirë në tregun e punë.

Të Fundit