INSTAT: Në 3 muajt e 2025 mbi 1.6 milionë të huaj në Shqipëri

Vetëm gjatë muajit Mars të këtij viti, rezultojnë të kenë hyrë në territorin shqiptarë mbi 1 milionë e 154 mijë shtetas shqiptarë dhe të huaj.

Ky tregues sipas të dhënave zyrtare të INSTAT ka pësuar një rritje me 0,3%, krahasuar me Marsin e vitit 2024. Referuar shifrave të mësipërme vetëm numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 550 mijë vizitorë.

INSTAT nënvizon se qëllimi i hyrjes se shtetasve të huaj në Shqipëri gjatë muajit Mars në 96% të rasteve ishte për qëllime personale, ku dominojnë hyrjet për pushime apo vizita tek të afërmit.

Ndërsa një pjesë tjetër e shtetasve të huaj ka ardhur në vendin tonë gjatë Marsit për qëllime biznesi dhe profesionale, sipas INSTAT.

Referuar shifrave zyrtare të Institutit të Statistikave vetëm në 3 muajt e parë të 2025 vendin tonë e vizituan mbi 1 milionë 620 mijë të huaj duke shënuar rritje me 5.9% krahasuar me 3 muajt e parë të vitit 2024.

Nga ana tjetër edhe shtetasit shqiptarë që kanë dalë jashtë vendit kanë regjistruar shifra të larta, sipas INSTAT, duke rezultuar se në 3 muajt e parë të këtij viti jashtë vendit kanë udhëtuar mbi 1.8 milionë shqiptarë drejt vendeve të ndryshme.

Të Fundit