Problemet me koncensionet në shëndetësi do të thellohen për vitin e ardhshëm dhe kjo është sanksionuar edhe në buxhetin e 2019-ës. Fondet e afatet për chek-upin dhe sterilizimin, do të marrin shumë para nga buxheti.Disa ditë më parë folëm për skandalin e kontratave të chek-upit. Paratë për ambientet me qira i paguajnë vetë ambulancat, ndërsa mjekët gjobiten, nëse nuk realizojnë normën e planifikuar për kontrollin shëndetësor të qytetarëve. Specialisti rajonal i Inspektoriatit të Punës, Armando Loga, tha për “Stop”, se kanë kërkuar kontratën e mjekëve nga Fondi i Detyrueshëm i Sigurimeve Shëndetësore dhe e kanë gjetur atë me shkelje.
- +355 67 220 8888
- [email protected]