Infermieri pjesë e grupit kriminal, spitali rajonal i Shkodrës: Nuk figuron i punësuar tek ne, por në strukturat private të shpërndarjes së metadonit – Stop
Lajme, Të Gjitha

Infermieri pjesë e grupit kriminal, spitali rajonal i Shkodrës: Nuk figuron i punësuar tek ne, por në strukturat private të shpërndarjes së metadonit

Spitali rajonal i Shkodrës ka reaguar për shpalljen në kërkim të infermierit Redi Idrizit që sipas Policisë ishte i punësuar në atë institucion.

Sipas njoftimit zyrtar, infermieri Idrizi nuk rezulton i punësuar as në spitalin rajonal të Shkodrës dhe as në ndonjë prej strukturave në varësi.

Theksohet se Idrizi është pjesë e strukturave të shpërndarjes së metadonit.

Infermieri ishte pjesë e një grupi kriminal të shpërndarjes së drogës në Shkodër. Ai së bashku me Arjan Cerjanin shkëmbenin medikamente dhe anëtarët e tjerë ua shisnin personave që trajtoheshin për lëndët narkotike.

REAGIMI NGA SPITALI RAJONAL I SHKODRËS

Lidhur me lajmin mediatik për infermierin Redi Idrizi iu bëj me dije se nuk figuron i punësuar në Spitalin Rajonal Shkodër por është pjesë e strukturave private të shpërndarjes së metadonit. Nuk është i punësuar në strukturat tonë as në varësi tonën.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *