Në redaksinë tonë ka ardhur një informacion, sipas të cilit, infermieri i ambulancës së Kreshpanit, Artur Yzeiri, abuzon me detyrën, duke bërë kurse për patentë në orarin e punës, e duke lënë banorët pa shërbim.Në fillim u ndalëm tek ambulanca, ku nuk ndodhej askush. Menduam, se infermier Turin, do ta gjenim në qendrën shëndetësore të Cakranit, por as aty nuk ishte. Ne folëm me infermier, apo instruktor Turin, i cili na la takim në Fier, për të folur për kursin e patentës.Pasi të bën guidë, Turi të udhëzon edhe për dokumentat, që duhen plotësuar, për të marrë patentën. Për këto shërbime ai merr 250 mijë lekë të vjetra.
- +355 67 220 8888
- [email protected]