Indi, modelja 32-vjeçare inskenoi ‘vdekjen’ e saj nga kanceri i mitrës për të bindur gratë që të testohen

Shumë reagime u shkaktuan në Indi nga lëvizja e modeles 32-vjeçare Poonam Pandey për të njoftuar, nëpërmjet kolegëve të saj, vdekjen e saj, në mënyrë që, siç shpjegoi ajo në një video që postoi, të hapte diskutimin për kancerin e mitrës.

Pandey, e cila është gjithashtu një aktore, deklaroi se ishte krenare “për atë që arriti vdekja e saj”. Teatri i 32-vjeçares nisi me një postim të kolegëve të saj në Instagram, të cilët u njoftuan 1.3 milionë ndjekësve se “Ky mëngjes është i vështirë për ne. Me pikëllim të madh ju njoftojmë se kemi humbur Poonam-in tonë të dashur për shkak të kancerit të mitrës.”

Në deklaratat e tyre, të ndjekura nga kolegët e 32-vjeçares, ata thanë se “ajo e luftoi me guxim sëmundjen por fatkeqësisht ajo mori fund”. “Forca që ajo tregoi në këtë luftë ishte vërtet e pabesueshme,” tha menaxheri i saj, Nikita Sharma, duke shtuar se “ekziston një nevojë urgjente për ndërgjegjësim dhe masa parandaluese për sëmundje si kanceri i mitrës”. Disa orë më vonë dhe pas mesazheve ngushëlluese nga kolegët dhe fansat e thjeshtë në rrjetet sociale, 32-vjeçarja u shfaq me një sërë videosh në Instagram për të thënë se është gjallë dhe për të shpjeguar lëvizjen e saj.

 

Të Fundit