Incidente lideresh, Makroni goditet me veze, Rama ne dashurime BE-Stop-28 Shtator 2021

Presidenti i Francës Makron është qëlluar me vezë në Lion, teksa ecte për në panairin ndërkombtar të hotelerisë dhe ushqimit.Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel është filmuar duke lotuar, pas humbjes së partisë së saj në zgjedhjet e të dielës. Presidenti amerikan Biden ka bërë dozën e tretë të vaksinës kundër Covid 19.Kryebashkiaku i Banja Lukës në Bosnje është filmuar duke i mësuar këshilltares, sesi të kalërojë, ndërsa kjo e fundit i kishte hipur mbi kurriz në zyrë. Kryeministri Rama në një konfrencë për shtyp me presidenten e KE-së, Von der Lyen, deklaroi, se ne jemi në dashuri me BE-në, dhe kur do dikë, nuk i thua dot më merr tani, ose do shkoj me atë tjetrin.

Të Fundit